Francë

Rendiment zhgënjyes, drejtuesit e PSG mendojnë “t’i japin duart” futbollistit

PSG dhe Sergio Ramos është një marrëdhënie e cila duket e destinuar të dështojë pasi mbrojtësi këtë sezon ka vuajtur problemet në pulpë, një dëmtim i cili po kthehet në gangrenë për spanjollin teksa me parisienët ka koleksionuar vetëm shtatë paraqitje.

Ramos nuk jep më garanci, e në këtë formë, drejtuesit e PSG po mendojnë ta largojnë futbollistin. Por, problemet janë dy, kontrata dhe dëshira e vetë Ramos për të qëndruar në Paris.

Ish-kapiteni i Real Madrid e theksoi disa ditë më parë se kërkon të provojë veten me parisienët dhe të lërë gjurmë duke respektuar kontratën deri në ditën e fundit. Nga ana tjetër, PSG do të duhet ta dëmshpërblejë Ramos në rast se ndërpret para kohe kontratën dhe objektivi i drejtorit Leonardo është të arrijë një konsensus me 36-vjeçarin për të ndarë rrugët në fundin e këtij sezoni.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency