Futboll

Renditja e FIFA-s/Shqipëria humb 4 vende, Kosova për rekord

Fitorja 2-0 me Moldavinë në “Elbasan Arena” nuk i ka mjaftuar Shqipërisë për të përmirësuar pozitën e saj në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin qershor. Përkundrazi, kuqezinjtë kanë humbur 4 vende, duke zbritur nga pozicioni i 62-të në të 66-in, ndikuar nga fakti që koeficienti i fitores me Moldavinë nuk i ka dhuruar pikët e mjaftueshme formacionit të Rejas (humbi pikë me Islandën), teksa ekipe te tjera si Mali, Bregu i Fildishtë apo Bolivia janë ngjitur në renditje.

Ndërkohë përfaqësuesja e Kosovës, e cila ka një seri të jashtëzakonshme prej 14 ndeshjeve pa humbje, është ngjitur 6 pozicione në renditjen e re të FIFA-s. Barazimi me Malin e Zi në Podgoricë dhe fitorja në Sofje kundër Bullgarisë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, ka bërë që tashmë “Dardanët” të renditen në pozitën e 121-të të FIFA-s, që njëherësh është pozita më e lartë që prej anëtarësimit në FIFA në maj të vitit 2016. Kosova e nisi historinë e saj në renditjen e FIFA-s nga vendi i 190-të dhe gjatë periudhës trevjeçare ka arritur të fitojë plot 69 vende. “Dardanët” kanë fituar 25 pikë të reja në renditje, duke qenë kombëtarja me më së shumti pikë të fituara në këtë muaj. Sa i përket top-renditjes, mbetet në vend të parë Belgjika, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Anglia.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency