Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Renditja e më të aktivizuarve, rekordmeni i Superiores është një malazez

Kampionati shqiptar po shkon drejt fundit dhe tashmë klubet duan që të shfrytëzojnë në maksimum energjinë që u ka mbetur lojtarëve me qëllimin për të arritur objektivat e tyre. Por, kur duhen dhe katër javë nga fundi, SuperSport sjell rekordmenët e secilës skuadër sa i takon aktivizimit që kanë pasur.

Bojan Zogoviç është lojtari i cili ka luajtur çdo minutë gjatë këtij edicioni në Superiore. Portieri malazez është aktivizuar në 32 ndeshje, duke qenë rekordmeni i vetëm në këtë kampionat.  Në listën e lojtarëve më të aktivuzar të secilit ekip rezulton se janë 5 “gardianë”, që në ekipet e tyre janë më të aktivizuarit.

Te Kukësi lojtari më i aktivuar është kapiteni Gjelbrim Taipi. Kapiteni i skuadrës verilindore ka luajtur 2816 minuta, duke luajtur po aq ndeshje sa Zogoviç, por është zëvendësuar në 8 ndeshje.

Lexo edhe:

Visar Bekaj i Tiranës ka humbur vetëm një përballje këtë edicion, por, pavarësisht, kësaj ai mbetet lojtari më i aktivizuar te kampionët. Në të njëjtën kuotë minutash me Bekajn (2790) janë dhe Alen Sherri, më i aktivizuari tek Egnatia, Viktor Velkovski, lojtari me më shumë minuta tek Laçi, dhe Edmir Sali, më i aktivizuari te Kastrioti.

Lorenco Vila është lojtari që ka luajtur më shumë tek Teuta. Sulmuesi është aktivizuar në 31 ndeshje, duke luajtur 2720 minuta. Erzeni ka besuar më shumë se tek kushto tek duart e Dashamir Xhikës, i cili ka luajtur këtë edicion 2700 minuta, ndërsa në të njëjtën kuotë është dhe lojtari më i aktivizuar tek Bylisi, Aleksandër Trumçi.

Në fund është Partizani, që lojatarin që ka aktivizuar më shumë ka Andi Hadrojn, i cili në listën e më të aktivizuarve në secilin ekip në Superiore rezulton me më pak minuta. Mbrojtësi është lojtari me më shumë minuta tek Partizani me 2662 të tilla, duke qenë rekordmeni i të kuqve.

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...