Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Renditja e UEFA-s për klube, kryeson Bayerni, Interi parakalon Juventusin

Ecuria fantastike si në Gjermani edhe në Europë, ka bërë që Bayerni i Mynihut të kryesojë renditjen e UEFA-s, për klub, me 30 pikë, i ndjekur nga skuadra e parë finaliste e Ligës së kampionëve, Paris Saint Germain me 27 pikë.

Në vendin e tretë me 26 pikë pozicionohet skuadra surprizë e Ligës së Kampionëve, Leipzig, ndërsa pas saj renditen anglezët e Manchester City-t, me vetëm 25 pikë të grumbulluara.

Po kaq pikë ka edhe Interi i Antonio Contes, që falë ecurisë mjaft të mirë në Ligën e Europës dhe kalimit në finale, e sheh veten me pikë të barabarta me “citizens”, por mund t’i parakalojë, nëse fiton të premten ndaj Sevillas e ngre trofeun.

Një tjetër arsye pse zikaltrit do të provojnë triumfin mbrëmjen e të premtes përballë Sevillas, është edhe sepse skuadra që fiton në Europa League pozicionohet direkt në vazon e parë të shortit të Championsit.

Zikaltrit kanë lënë shumë pas edhe skuadrën tjetër italiane, Juventusin, që pas dështimit për të disatën herë radhazi në Europë, tani e sheh veten në vendin e 11 me 22 pikë, aq sa kanë edhe Lyon, Shakhtar e Manchester United, që renditen para bardhezinjve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...