Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Rënie drastike e vlerës së Pogbasë, Man. United mund ta shesë për vetëm 50 milionë…

Manchester United mund të detyrohet të pranojë shitjen në verë të Paul Pogbasë për jo më shumë 50 milionë stërlina, shumë shifër kjo shumë më e ulët se vlera që ka në të vërtetë futbollisti. Tashmë ekziston perceptimi, si në radhët e drejtuesve të “Djajve të Kuq” ashtu edhe te përfaqësuesit e francezit, se ai po kalon sezonin e fundit në “Old Trafford”, pas një tjetër periudhe zhgënjyese.

Pogba ka luajtur vetëm 71 minuta që nga shtatori për shkak të një dëmtimi të përsëritur në kyçin e këmbës së djathtë. Atij i duhet të kalojë edhe një muaj kohë në palestër për t’u riaftësuar plotësisht, por trajneri Solskjaer nuk ishte në gjendje të ofronte siguri nëse do të mund të aktivizohej në pjesën e fundit të sezonit.

Verën e kaluar, United mund të merrte oferta edhe më të mëdha se 150 milionë stërlina për Pogbanë, por vlera e kartonit të 26-vjeçarit ka rënë ndjeshëm, sepse ai do të ketë vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij në muajin korrik.

United mund ta zgjasë atë me 12 muaj, por drejtuesit e klubit anglez do të bënin mirë ta shisnin për të kompensuar sadopak shumën 89 milionë stërlina (rekord për kohën), që e shpenzuan për ta blerë nga Juventus në vitin 2016.

Mungesa së tij e zgjatur dhe polemikat e shkaktuara nga menaxheri italian Mino Raiola, mund të ulin ndjeshëm çmimin e kampionit të botës.

Real Madridi mendohej se ishte favorit për të nënshkruar me Pogbanë, pas këmbënguljes së Zinedine Zidane, por tashmë një lëvizje në “Bernabeu” duket e pamundur. Prioriteti i presidentit Florentino Perez është që të blejë Neymarin ose Kylian Mbappenë nga Paris Saint-Germain.

Juventusi gjithashtu është i kushtëzuar financiarisht dhe do t’i duhet të shesë ose të ofrojnë një lojtar në një marrëveshje shkëmbimi, siç tentoi verën e kaluar, kur u përpoq të ofronte Paulo Dybalan për Romelu Lukakun, i cili në fund iu bashkua Interit.

Vëllai i Pogbasë, Mathias, tha të martën se “të gjithë e dinë që Paul dëshiron të largohet nga Manchester United. Ai dëshiron të luajë futboll në Ligën e Kampionëve dhe të fitojë tituj. Të gjithë e dimë se kjo nuk do të ndodhë në United. Të shohim se çfarë ndodh gjatë kësaj vere.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...