Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Rennes bie në shtesë, PSG-në e nderon i zakonshmi Mbappe

Një shpërqendrim në minutën e 3-të shtesë i kushtoi shtrenjtë skuadrës së Rennes në përballjen me PSG-në në “Parc des Princes”. Deri në ato momente ekipi i drejtuar nga Bruno Genesios ia kishte dalë jo vetëm të mos pësonte gol, por edhe t’i hapte jo pak telashe skuadrës së Pochettinos.

Heroi i PSG ishte i zakonshmi Kylian Mbappe, që tregoi klasin e tij pas një pasimi të marrë nga Messi në një moment kundërsulmi të vendësve.

Më herët, më konkretisht në minutën e 65-të, telenti francez kishte mundur ta dërgonte topin në rrjetë, por sistemi VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Sa u përket statistikave, edhe pse PSG dominoi në kontrollin e topit me 63%, Rennes pati më shumë tentativa drejt portës, plor 13 herë. Ishte thjesht e pafat që pësoi atëherë kur u mendua se gjithçka do të mbyllej pa gola.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...