Ligue 1

Rennes mposht Marsejën, fiton Monaco, gara për zonën Champions mbetet e ethshme

Olimpiku i Marsejës nuk arrin të sigurojë pjesëmarrjen në Champions në javën e parafundit të Ligue 1, pasi u mposht 2-0 (Bourlgeaud 12’, Mayer 35’) nga një rival i drejtpërdrejtë si Rennes, që e ngushton në tri pikë diferencën me marsejezët. Falë golaverazhit shumë më të mirë, Rennes do ta parakalonte këtë rival në renditje nëse fiton në javën e fundit dhe skuadra e Sampaolit mposhtet nga Strasbourgu.

Marseja humbi një pozicion, duke përfunduar në vendin e tretë, pasi Monaco triumfoi 4-2 (përballë Brestit. Falë golaverazhit më të mirë, skuadra nga Principata renditet pas PSG-së, por gjithsesi për ta pasur të sigurt pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Championsit, duhet të fitojë edhe në sfidën e fundit ndaj Lensit në transfertë. Sa i përlet kronikës, Bresti befasoi në fillim të sfidës me dy gola që mbajnë firmën e Duverne dhe Belaili, por falë tregolëshit dhe Ben Yedder dhe finalizimit të Volland, Monaco përmbysi rezultatin.

Pas tri barazimeve radhazi, PSG, kampion i freskët i Francës, shkatërroi 0-4 Montpellier. Dy golat e parë të parizienëve i shënoi Lionel Messi (6 gola në kampionat), të tretin Di Maria dhe të fundit, në pjesën e dytë, Kylian Mbappe.

 

 

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency