Rennes është fituesja e Kupës së Francës për sezonin 2018-2019, pasi mposhti në finale Paris Saint Germain, pas gjuajtjeve në penalltive me rezultatin 6-5, duke qenë se koha e rregullt ishte mbyllur në barazim 2-2.
Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh që në fillim të lojës, pasi një goli mjaft të bukur, të shënuar nga mbrojtësi brazilian Dani Alves, i cili gjuajti nga jashtë zonës dhe e ndali topin në rrjetë.
Pak minuta më vonë, ishte braziliani tjetër, Neymar, që shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e Thomas Tuchel, duke dhënë idenë se kupa do të shkonte për parizienët, vetëm një javë pasi kishin fituar kampionatin.
Megjithatë pak para fundit të pjesës së parë, ishte Kimpembe që rihapi ndeshjen, duke shënuar një autogol në portën e mbrojtur nga portieri i PSG-së, Areola, ndërsa Në minutën e 65-të Rennes riktheu baraspeshën.
Vetëm 3 minuta nga funti i lojës, Paris Saint Germain mbeti me 10 futbollistë, pasi Kylian Mbappe u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje mjaft të ashpër ndaj një mbrojtësi të Rennes.
Te penalltitë, gjithçka ishte e barabartë pas 5 gjuajtjeve të para, ndërsa në 11-metërshin e 6, ishte Nkunku që gaboi për parizienët, duke gjuajtur topin mbi kuadrat dhe duke i dhuruar Rennes Kupën e Francës, trofe që e fitonte për herë të tretë në histori.
