Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Renova-Hajduk Split dhe Botosani-Shkëndija, e enjte spektakolare në Supersport!

Në Supersport e enjtja europiane do të nisë me një prej sfidave të dy skuadrave shqiptare nga Maqedonia e Veriut që marrin pjesë në turin e dytë kualifikues të Europa League. Në orën 15:30 në stadiumin Ecolog Arena në Tetovë, Renova do të presë gjigandët kroatë të Hajdukut të Splitit. Formacioni nga Xhepçishti që në masën më të madhe përbëhet nga lojtarë me origjinë shqiptare dhe që flasin shqip do të kërkojë të lërë shenjë në këtë duel ndaj Hajdukut të Francesco Tahirajt pasi Ardjan Ismajli nuk është te kroatët teksa dy ditë më parë u transferua zyrtarisht te Spezia në Serie A dhe do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën kroate.

Në orën 17:45 po në ekranin e Supersport do të transmetohet edhe sfida mes Botosanit dhe Shkëndijës së Tetovës. Kuqezinjtë tetovarë do të kenë përballlë skuadrën ku luajnë Enriko Papa dhe Realdo Fili dy njohje të vjetra të Kategorisë Superiore. Shkëndija do të provojë me të gjitha mënyrat për ta kaluar këtë tur për vetë faktin pasi në raundin tjetër mund të gjejë gjigandët anglezë të Tottenham Hotspur dhe pasi sfiduan Milanin për kuqezinjtë tetovarë do të ishte një ëndërr e bërë realitet për t’u përballur edhe me Tottenham-in. Sot do të zbresë në fushë edhe Drita që nuk ka më probleme me koronavirusin dhe do të përballet në Maqedoninë e Veriut me Sileksin për të tentuar kualifikimin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...