Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Reperi gjen qenin e Sturridge, por nuk merr shpërblimin e majmë

Dy ditë më parë, sulmuesi anglez Daniel Sturridge, i cili është në pronësi të Liverpoolit, në një postim në rrjetet sociale premtoi se do të jepte një shpërblim të majmë nëse do t’i kthehenin qenin e tij të racës pomeranian, të quajtur Lucy. Njerëz të panjohur i kishin thyer shtëpinë për t’i rrëmbyer pikërisht kafshën aq të dashur për 29-vjeçarin. Fatmirësisht, Lucy iu kthye të zotit, por njeriu që pretendon se e ka gjetur qenin me nipin e tij, ka thënë se nuk kanë marrë shpërblimin e premtuar prej 30 000 dollarësh.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit e ofroi shumën në Instagram dhe ky premtim dha menjëherë rezultat. Sturridge u nis drejt jugut të Los Anglelesit, pas informacioneve të marra, për t’u bashkuar me qenin e tij.

Megjithatë, pas këtij udhëtimi, reperi Killa Fame, i cili pretendon se e ka gjetur qenin, ka shkruar në Twitter se nuk e ka marrë këtë shpërblim të konsiderueshëm.

“Pra, i pandershëm”, shkroi ai në Twitter. “Qenin Lucy e gjeta unë me nipin tim. Shpërblimi prej 30 000 dollarësh ishte vetëm një gënjeshtër. Po të isha i bardhë, do të merrja shpërblimin”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...