Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Reus i pafat, mbetet jashtë fushave për një periudhë të pacaktuar

Lajm i keq për Borussia Dortmund për një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit. Marco Reus i cili nuk ka qenë në fushë që para ndalesës së detyruar për shkak të Koronavirusit, detyrohet të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë. Nëpërmjet një “cicërimë” në Twitter klubi verdhezi shpjegon:

“Marco Reus ka punuar intensivisht muajt e fundit, por ende lufton me një dëmtim që nga shkurti i kaluar dhe do të mbetet jashtë pafundësisht”.

Pra, nuk ka siguri në lidhje me kohën e rikuperimit të lojtarit të lindur në vitin 1989, i cili nuk po arrin të hedhë pas krahëve një tjetër problem fizik në karrierës së tij. Për momentin, sipas burimeve afër Borussias, dëmtimi i tij duhet të trajtohet në mënyrë konservatore, pa asnjë operacion.

Ndeshja e fundit e luajtur në këtë sezon nga Marco Reus daton më 4 shkurt në Kupën e Gjermanisë, kundër Werder Bremenit.  Një karrierë plot me lëndime ajo e Reus i cili, siç dëshmohet nga Kicker, që nga transferimi nga Borussia Mönchengladbach te Borussia Dortmund ka luajtur vetëm 57,35 për qind të ndeshjeve të mundshme. Dhe të mendosh që sulmuesi e kishte filluar sezonin me 12 gola.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...