Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Reus përshëndet Dortmundin: Është koha t’ua kalojmë stafetën lojtarëve të rinj

Në një intervistë të dhënë së fundmi për kanalet zyrtare të klubit të Borussia Dortmund, sulmuesi “veteran” i “verdhezinjve”, Marco Reus komentoi largimin e tij në fund të këtij sezoni.

“Tifozët e bëjnë këtë klub të jashtëzakonshëm edhe më të jashtëzakonshëm. Borussia Dortmund është rritur jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit, është bërë gjithashtu një markë ndërkombëtare dhe ka marrë njohje në të gjithë botën”, -tha fillimisht ai.

Më tej i pyetur se çfarë e bën këtë klub të veçantë, Reus u shpreh që janë njerëzit që punojnë dhe që e mbështetin, sipas tij janë shumë të ndershëm.

Lexo edhe:

“Çfarë e bën të veçantë Dortmund-in? Njerëzit e tij! Ata janë të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë dhe punojnë shumë. Nëse japim maksimumin, edhe ndeshjet e këqija do të na falin. Ata jetojnë në këtë qytet dhe në këtë klub”-shtoi ai.

Teksa në fund ai theksoi se tashmë është koha që të largohet dhe t’ua lërë radhën lojtarëve më të rinj.

“Mezi pres ndeshjen e fundit në shtëpi, ndeshja ime e fundit këtu! Le të shpresojmë që të mos bjerë shi. Stadiumi do të jetë plot. Mendoj se është e panevojshme të thuhet se do të ketë pak melankoli dhe trishtim, por ia dola që ta duroj mjaftueshëm dhe ne kemi ende një lojë të madhe në duart tona pas kësaj. Pas saj është koha për lamtumirë dhe t’ua lëmë stafetën lojtarëve më të rinj”-deklaroi ndër të tjera Reus.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...