Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Reus-Schyrle-Gotze në fushë së bashku, Dortmundi ëndërron me tre fantastikët

Në Gjermani lajmi kryesor nga përballja e Dortmundit në shtëpinë e Borussia Munchengladbach nuk është fitorja 1-0 e verdhezinjve, por fakti që Marco Reus, Mario Gotze dhe Andre  Schyrle e nisën për herë të parë si titullarë së bashku një ndeshje në nivel klubesh. Të tre janë miq të mirë prej vitesh, edhe nga koha që kanë kaluar në Kombëtare gjermani, por pavarësisht se te Dortmundi janë në një skuadër që nga vera e 2016-ës, kurrë nuk kishub luajtur të tre njëkohësisht më parë në një ndeshje zyrtare për klubin. Të rreshtuar në një modul fleksibël 4-2-3-1 në mesfushë pas sulmuesit Michy Batshuayi , harmonia thuaj telepatike e tyre, ishte e dukshme, duke i shkaktuar shumë probleme Gladbach duke rezultuar vendimtare dhe në rezultatin e ndeshjes pasi të tre ishin të përfshirë në golin e fitores së Reus. Dicka që i lë padyshim të kënaqur duke nisur nga Schurle.

Andre Schyrle

” Ishte dicka e mahnitshme që prodhuam atë gol, Mario ma pasoi mua, unë ja kalova Markos dhe ai shënoi, dicka fantastike dhe një ndjesi mjaft e mirë. Ne jemi miq dhe e donim këtë prej kohësh. Tani jemi aty dhe duhet të luajmë siç ne të tre dimë”

Vetë golashënuesi Reus, ishte po kaq i kënaqur për faktin se ishte në fushë me miqtë e tij.

Marco Reus

“Ne na shijon kaq shumë të luajmë bashkë, por se kemi bërë dot, këtë ndeshje e realizuar për herë të parë, dhe mendoj se bëmë vërtet mirë edhe pse gjithmonë ka vend për përmirësim”.

Goli vendimtar i 28 vjecarit erdhi në minutën e 32 , edhe pse ishte i vecantë si goli i tij i parë në 274 ditë me Reus që nuk shënonte që nga 20 maji i 2017 në Bundesliga, vetë futbollisti e pranoi se pati edhe pak fat.

Marco Reus

“Nuk e gjuajta topin mirë, doja ta coja pak më majtas, por më e rëndësishmja është që shkoi në rrjetë. Me fat përfundoi mirë për ne, pasi këto fitore janë të rëndësihme”.

Dortmundi tani ka fituar në 3 ndeshjet e fundit në Bundesliga dhe zë vendin e dytë në klasifikim. Me 5 skuadra që luftojnë për tre vendet e mbetura që sigurojnë Championsin pas Bajernit, cdo pikë ka shumë vlerë. Tani që Dortmundi ka treshen e saj në formë dhe të sinkronizuar, mund ti lejojnë vetes për të qenë më shumë optimistë mbi shanset për të përfunduar kampionatin në një nga 4 vendet e para.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...