Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Reus te Milani? Nga Spanja ndezin ëndrrën e tifozëve kuqezi

Reus drejt Milanit. Është ky lajmi “bombë” i merkatos që vjen nga Spanja. Por cili është pozicioni i kuezinjve në lidhje me këtë “thashethem”? “Djalli” po mendon se si të forcojë skuadrën në tregun e ardhshëm të transferimeve. Si gjithmonë, qëllimi është të kërkojë perspektiva të reja ose, më së shumti, mundësi që i ofron tregu. Njëra nga këto përfaqësohet nga Marco Reus, mesfushori dhe kapiteni i Borussia Dortmundit, kontrata e të cilit me verdhezinjtë skadon në vitin 2023.

Sipas asaj që shkruan Fichajes.com, kuqezinjtë e kanë marrë seriozisht blerjen e mundshme të Reus, me vetë futbollistin që dëshiron ta provojë veten jashtë Gjermanisë, pas një jete të kaluar në Dortmund.

Milani do të ishte një opsion i mirë për të, sipas portalit spanjoll, veçanërisht nëse nuk materializohet rinovimi i turkut Calhanoglu. Por Calciomercato.it raportoi se kuqezinjtë nuk e kanë prioritet të merkatos së janarit Reusin. Në të vërtetë, duket se lojtari është i destinuar të qëndrojë në Gjermani të paktën deri në fund të vitit dhe pastaj do të vendosë se çfarë të bëjë me karrierën e tij.

Pengesa tjetër është qartazi paga: gjermani merr 10 milionë në sezon, një shifër e lartë për arkat e Milanit. Grupi “Elliott” është i vendosur të mos i japë aq shumë para një lojtari që i ka mbushur 31 vite jetë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...