Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Revanshi mes McGregor dhe Mayweather, i mundur

Mund të ketë një tjetër ndeshje mes Floyd Mayweather dhe Connor McGregor. E këtë e konfirmon vetë babai i boksierit të pamposhtur, Floyd Mayweather Sr., i cili beson se diskutimet e fundit mes dy luftëtarëve në rrjetet sociale tregojnë se një revansh është i mundur mes tyre:

“Ata po flasin sikur do të luftojnë sërish. Nuk jam i sigurt, por të paktën kështu më duken gjërat. Me siguri do të luftojnë në të njëjtën mënyrë, pra boks, nuk besoj se im bir do të futet në Octagon.”

Mundësitë për një episod të dytë të Mayweather kundër McGregorit, për momentin janë të pakta, duke qenë se irlandezi akoma nuk ka bërë rikthimin e tij në UFC, i cili do të ndodhë më 6 tetor, kur ai do të ndeshet me një tjetër person që nuk ka asnjë humbje, Khabib Nurmagomedov.
Ndeshja kundër azerbajxhanasit do të jetë e para për McGregor në UFC, pas 2 vitesh pushim. Herën e fundit që luftoi brenda në ringun e Octagon arriti të bëhej kampion në 2 kategori të ndryshme, i pari në historinë e kompanisë.
Vetë presidenti i UFC, Dana White, beson se eventi i 6 tetorit do të jetë më i madhi në historinë e kompanisë, ku do të tërheqë miliona shikues nga e gjithë bota.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...