Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Revolta e tifozëve të United, nisin protestat kundër pronarëve

Tifozët e Manchester United nuk janë aspak të kënaqur me ecurinë dhe rendimentin e skuadrës së zemrës. Ekipi i Ralf Rangnick renditet në vend të shtatë në Premier League.

Zona Champions League është gjashtë pikë larg, ndërsa një grupim tifozësh ka organizuar të premten një protestë “të vogël dhe paqësore” jashtë terrenit stërvitor të klubit.

Reagimi ka ardhur kundër familjes Glazer, që zotëron klubin. Tifozët janë të zemëruar me mënyrën e menaxhimit të klubit nga pronarët, teksa një tjetër protestë do të mbahet para sfidës së sotme ndaj Norwich.

Tifozët kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre, e kuptojmë zhgënjimin e tyre në lidhje me pozicionin e klubit në vend të shtatë në renditje”, deklaroi trajneri Rangnick.

Vetëm tre ndeshje të fituara në 12 takimet e fundit janë fare pak për një ekip si United, teksa trajneri i përkohshëm gjerman vijoi: “Ne e dimë se futbolli është një lojë pasioni dhe emocioni.

Mendoj se të gjithë mund ta kuptojmë se tifozët tanë janë të zhgënjyer si me pozicionin tonë në tabelë ashtu edhe me performancën që treguam kundër Evertonit.

“Për sa kohë që ata protestojnë në mënyrë paqësore dhe përderisa ata ende mbështesin ekipin në stadium, mendoj se ata kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre. E kuptoj zhgënjimin e tyre”, theksoi Rangnick.

Soccer Football – Manchester United fans protest against their owners before the Manchester United v Liverpool Premier League match – Manchester, Britain – May 2, 2021 Manchester United fan sitting on the crossbar in protest against their owners before the match Action Images via REUTERS/Carl Recine

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...