Angli

Revoltohet Klopp, kritika për kalendarin: Botërori luhet në momentin e gabuar, askush nuk flet!

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp edhe njëherë është shprehur mjaft i shqetësuar për gjendjen fizike të futbollistëve të cilët pas një sezoni po ashtu të lodhshëm, janë në vigjilje të një tjetër sezoni po aq të rënduar duke qenë se në muajin nëntor starton edhe Botërori në Katar. Gjermani thekson se kompeticioni vjen në momentin e gabuar, ndërsa habitet me faktin se si asnjë nuk flet dhe proteston për kalendarin e ngjeshur.

“Për ata lojtarë që mund të bëjnë një pauzë gjatë Botërorit, mbingarkesa nuk është një problem. Përkundrazi, është diçka e mirë, si një lloj pushimi dimëror dhe ne do të dimë ta menaxhojmë në mënyrën e duhur. Problemi lind me të gjithë lojtarët që do të udhëtojnë për në Katar të luajnë Botërorin dhe kjo thjesht nuk është gjëja e duhur. Por, është diçka e vendosur shumë kohë më parë dhe tani nuk kemi çfarë të bëjmë, janë disa arsye që u vendos kështu.

Botërori është i ngarkuar, ka nga ata që do të mbërrijnë deri në finale, pastaj luhet edhe një ndeshje për vendin e tretë. Dhe, nëse shkon në finale, atëherë një futbollist do të mund të pushojë vetëm një javë. Më vjen inat që askush nuk flet, edhe pse e dinë se është gabim organizimi i kalendarit. FIFA, UEFA, Premier League, Federatë, ju lutem flisni. Na duhet një mbledhje me temën më të rëndësishme për ne; Lojtarët! Ky Botëror luhet thjesht në një kohë të gabuar, për arsyet e gabuara”, u shpreh Klopp i revoltuar.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency