Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Revolucion në klubin anglez/ Largohen 10 futbollistë, një shqiptar në listën e objektivave

Pas një sezoni mjaft pozitiv, ku mbërriti deri në gjysmëfinalet e Europa Leagues dhe u rendit në vendin e 7 në Premier League, duke siguruar pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Conference League, klubi i West Hamit po përgatitet për një revolucion të vërtetë këtë verë.

Kështu plot 10 futbollistë që ishin nën urdhrat e trajnerit David Moyes këtë sezon, nuk do të jenë më pjesë e klubit për vitin e ardhshëm, pasi u skadon kontrata dhe londinezët kanë njoftuar se nuk do t’u ofrojnë rinovimin.

Bëhet fjalë për kapitenin legjendar Marc Noble, i cili zhvilloi edhe ceremoninë e lamtumirës me West Ham, pas një jete me fanellën e “çekanëve”. Gjithashtu nga skuadra do të largohet edhe ukrainasi Yarmolenko, të cilit i skadon kontrata në fund të qershorit dhe nuk ka marrë ofertë për rinovim.

Nuk do t’u ofrohet rinovimi as mbrojtësit 30-vjeçar Ryan Fredericks dhe portierit 36-vjeçar David Martin, teksa nga West Ham do të largohen edhe Nathan Holland, Jayden Fevrier, Bernardo Rosa, Amadou Diallo, Ossama Ashley dhe Isaac Evans.

Këta 10 futbollistë nuk bënin më pjesë në planet e trajnerit skocez Moyes, megjithatë gjatë verës nuk përjashtohet edhe largimi i Declan Rice, i cili ka një rol vendimtar, por kërkohet nga klube të shumta angleze.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po punojnë për të përforcuar ekipin me emra të rinj, teksa njëri prej objektivave është edhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, pas sezonit pozitiv që bëri me Southampton.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...