Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Revolucion te Ballkani/ 4 largime me peshë, por objektivi nuk ndryshon

Ballkani është skuadra më e fortë e futbollit të Kosovës. Ekipi nga qyteti i Therandës ka fituar 3 tituj radhazi, ndërsa këtë edicion siguroi dhe Kupën e Kosovës. Në Europë ka arritur dy herë grupet e Conference League dhe në jo pak raste ka shitur lojtarë me shuma të konsiderueshme.

Megjithatë, sezoni i ri pritet të nisë disi ndryshe për Ballkanin, nga ku janë larguar disa lojtarë me shumë peshë. Dy kapitenët, Edvin Kuç dhe Armend Thaçi lanë skuadrën me marrëveshje për të vijuar karrierën jashtë Kosovës.

Së fundmi edhe Lorenc Trashi e Nazmi Gripshi kanë shtrënguar duart me kampionët dardanë, duke mos vijuar bashkëpunimet me Ballkanin.

Lexo edhe:

Pak ditë para njohjes me kundërshtarit që do kenë përballë në raundin e parë të Champions League, tek ekipi i Ilir Dajës kanë shumë punë për të bërë.

Nëse në edicionet e shkuara, gjithnjë është synuar ruajtja e grupit dhe largimi i ndonjë elementi që mund të shitej, këtë sezon duket se do të ketë një “revolucion”.

Projekti për sezonin e ri i është besuar përsëri Ilir Dajës, trajnerit fitues që ka mbështetjen e plotë të drejtuesve. Tekniku kryeqytetas firmosi në shkurtin e këtij vitit rinovimin, që do e mbajë në Therandë deri ne 2026. Dhe pa dyshim që do të kërkojë që të mbërrijë përsëri në grupet e Conference League me djemtë e tij.

Ballkani ndodhet në vazon e skuadrave favorite në Europë, çka i jep mundësinë të ketë në letër një kundërshtar më të dobët në raundin e parë të kualifikuesve të Champions League.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....