Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Revolucion te Lakers, 4 emra për stolin!

Kohë ndryshimesh te Los Angeles Lakers. Në sezonin e ardhshëm te skuadra kaliforniane do të ketë një revolucion të vërtetë që do të fillojë që nga stoli. Pas dështimit për të 6 vit radhazi për të siguruar një vend në play off, trajneri Luke Walton është drejt shkarkimit nga stoli i Lakers. Me 99%, kjo gjë do të ndodhë në mbyllje të sezonit të rregullt, në fund të muajit prill.

Menjëherë kanë nisur të qarkullojnë zërat se cilët mund të janë kandidatët potencialë për të drejtuar skuadrën kaliforniane. Trajnerët Doc Rivers, Tyronn Lue, Jason Kidd dhe Rick Carlisle janë 4 kandidatët kryesorë për stolin e ekipit nga Los Anxhelosi.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja “New York Times”, që mendon se Rivers do të jetë trajneri i ardhshëm i Lakers. Gjithsesi, për emrin e trajnerit do të merret edhe mendimi i LeBron James, që kërkon një trajner me të cilin ka marrëdhënie të mirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...