Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Revolucioni i De Rossit funksionon, Roma çlirohet nga “makthi Mourinho”

Një marsh titulli, 2.5 pikë për ndeshje me 21 titullarë dhe 6 module të ndryshme të përdorura. Revolucioni i Daniele De Rossit pasqyrohet nga një Romë fleksibël dhe me kurajë që është bashkuar rreth trajnerit dhe udhëton me 100 km/orë.

Lojtarë që alternohen pa u ankuar dhe pa pyetur se cili po jep më shumë apo më pak. Dhe numrat konfirmojnë. Në 6 javët e fundit Daniele De Rossi ka marë 7 pikë më shumë se Juve, 4 më shumë se Milan, 8 më tepër se sa Lazio apo Fiorentina.

 

ROTACIONI

Me përdorimin e Sanchez kundër Torinos tekniku me përjashtim të Abrahamit dhe portierit të tretë Boer, i ka përfshirë të gjithë lojtarët në dispozicion. Një mënyrë për të përforcuar dhe konceptin e familjes verdhekuqe, siç ka konfirmuar vetë pas ndeshjes së të hënës. Në harmoni ka rizbuluar vlerat e grupit duke integruar me sukses elementë pak të përdorur më parë.

Lexo edhe:

Si Aouar e Zalewski në Europa League kundër Feyenoordit duke marrë maksimumin në një moment tensioni të lartë. Duhet llogaritur edhe aftësia për të marrë vendime të rëndësishme, si ai për të përjashtuar Lukakun në Frosinone dhe në sfidën kundër Torinos. Zëvendësuesi Azmoun pagoi më pas besimin e teknikut me prova inkurajuese.

 

MODERN

Deri tani tekniku ka provuar 6 module të ndryshme. Roma e tij ka si bazë 4-3-3, por ndryshon shpesh gjatë ndeshjes me 4-2-3-1, 3-5-2, 5-4-1, 4-1-4-1 e deri te 3-4-2-1 që u përdor kundër Torinos. Një konfirmim i futbollit modern të De Rossit që pikërisht te mbrojtja me 3 që rastisi me rikthimin e Smalling.

ENTUZIAZMI

Nga ana tjetër tifozeria verdhekuqe ka kuptuar trajnerin dhe i është përgjigjur, diçka që konfirmohet nga numrat. Sfida e parë e Europa League me Brighton (7 mars) në Olimpico, është “sold-out”, si ndaj Torinos. De Rossi ia ka dalë të kthejë entuziazmin në stadium, duke bërë të harrohet shpejt dikush si Mourinho.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...