Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Revolucioni i portës, 7 nga 10 ekipe të Superiores me “gardianë” të rinj

Dikur thuhej se roli i cili ishte më pak i prekshëm nga ndryshimet radikale ishte ai i portierit, sepse është një post specifik që kërkon konsolidim dhe ndryshimet e pengojnë një zhvillim të tillë. E vërtetë, thuhej dikur…, por duket se tani, të paktën në Shqipëri, nuk e artikulon më askush.

Sezoni i ri i Kategorisë Superiore të paktën duke iu referuar datave zyrtare, pa përfshirë shtyrje të mundshme, do të nisë më 24 gusht dhe për të bërë një krahasim me një vit më pare, 7 nga 10 skuadrat që do të startojnë këtë edicion nuk kanë më “gardianin” që ishte titullar javën e parë të sezonit 2018-2019.

Vetëm Partizani, Tirana e Vllaznia kanë në kuadrat të njëjtët portiere: Hoxhën, Likën e Alen Sherrin. Te Kukësi, me shumë gjasa, do të jetë në formacion Ilir Avdyli, pas largimit të Frashërit. Teuta nuk ka më Hidin, por do të rreshtojë mes shtyllave pikërisht Stivi Frashërin. Selmani i tha lamtumirë Laçit dhe, për momentin, numri 1 i bardhezinjve është Edmir Sali.

Flamurtari kishte Koliçin e Luftëtari Ruçin, sot dy skuadrat me probleme financiare nuk kanë askënd. Skënderbeu e filloi sezonin me Teqjen, i cili tashmë është pjesë e Partizanit, ndërsa Bylisi, që kishte si titullar Mario Bytyçin, duket se ia ka  besuar çelësat e katërkëndorit portierit maqedonas Davor Taleski. 7 nga 10 është një shifër e rëndësishme, portierët nuk janë më të paprekshëm për një kohë të gjatë.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...