Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Revolucioni nis nga mbrojtja, Juventus sakrifikon Huijsen për talentin italian

Juventus po mendon për një revolucion në merkaton e verës, sigurisht nisur edhe nga ideja për të ndryshuar trajner me Thiago Mottan në krye të preferencave të klubit bardhezi. Një nga repartet që pritet të ndryshojë më së shumti do të jetë mbrojtja.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, janë të mahnitur nga Riccardo Calafiori i Bolognas, me 21-vjeçarin që konsiderohet si një prej zbulimeve të këtij sezoni në Serie A. Calafiori ka avantazhin që mund të aktivizohet si në të majtë të mbrojtjes ashtu edhe në qendër të saj.

Lexo edhe: 

Për ta transferuar në Torino mund të mjaftojnë 25 milionë euro dhe te Juventus po mendojnë që të sakrifikojnë Dean Huijsen, aktualisht në huazim te Roma. Për spanjollin ka shumë kërkesa dhe Juventus mund ta shesë, pikërisht për të firmosur me Calafiorin. Që në fakt, nuk është i vetmi emër që po qarkullon në listën e drejtuesve të Juventus sa i takon repartit difensiv. Në fokus është edhe Giovani Leoni, 17-vjeçari i Sampdorias në Serie B.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...