Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Revolucioni te Barcelona, 9 lojtarë “dëbohen” nga shumica e tifozëve

“Revolucioni Barcelona”. Shtypi spanjoll, vetëm dy ditë pas eliminimit të turpshëm nga Liverpooli në Champions, ngre shumë pikëpyetje për të ardhmen e Barcelonës. Pët atë që do të ndodhë e trajnerin Valverde (do të qëndrojë ose jo në krye të katalanëve) dhe për merkaton që duhet bërë.

Mosha mestare e “blaugranave” është relativisht e lartë, për këtë arsye nga “Marca”, “El Mundo Deportivo”, për të kaluar tek “AS” dhe “Sport” kanë nisur të listojmë emrat e atyre që duhet të qëndrojnë apo të atyre që duhet ta mbyllin eksperiencën në “Camp Nou”.

Është tashmë zyrtare firma me Frankie De Jong të Ajaxit, me të cilin mund të udhëtojë drejt Katalunjës edhe Matthijs de Ligt për të përforcuar mbrojtjen.

Ëndrra mbetet Antoine Griezmann i Atleticos së Madridit, klauzola e të cilit pas 1 korrikut zbret nga 200 në 120 milionë euro. Një çmim ky i përballueshëm për një klub si Barcelona, që një shifra të frikshme ka shpenzuar për të marrë Coutinhon dhe Dembelenë, por që nuk dhanë atë që pritej në këtë sezon.

Interesant fakti që në një sondazh të Marca-s mësohet se janë plot 9 lojtarë të organikës aktuale të Barcelonës, për të cilët shumica e tifozëve mendojnë se duhet të largohen në verë.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...