Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rexhbeçaj gjen golin e parë në Bundesligë, FFK e do te Kosova!

Elvis Rexhbeçaj e bën sefte në Bundesligë. Mesfushori me origjinë nga Prizreni të dielën ka shënuar golin e tij të parë në karrierë me skuadrën e Wolfsburg. Edhe pse goli i tij nuk pati shumë vlerë, pasi që Wolfsburg humbi në fund 2:1 në udhëtim nga Schalke 04, megjithatë goli i parë gjithnjë e ka një shihje të veçantë. Mesfushori 21-vjeçar shënoi në minutën e 20-të duke barazuar rezultatin në 1:1 duke shfrytëzuar një goditje të Admir Mehmedit që goditi shtyllën ndërsa topin e kthyer e dërgoi në rrejtë mesfushori difensiv i ujqërve.

Rexhbeçaj me Wolfsburg kishte nënshkruar kontratë profesionale në gusht të vitit 2017, derisa kishte debutuar një vit më vonë në ndeshjen kundër Hannoverit, kur luajti në gjashtë minutat e fundit.

Futbollisti me origjinë nga Gjonaj i Prizrenit po pëlqehet shumë edhe nga Federata e futbollit të Kosovës të cilët pretendojnë që 21-vjeçarin ta bindin që ta veshë fanelën e përfaqësueses së Kosovës. Rexhbeçaj ende nuk ka luajtur për asnjë Kombëtare tjetër dhe dhe krerët e Federatës Kosovare të Futbollit do të bëjnë të pamundurën që ta bëjnë për vete.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...