Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rey Manaj: S’kemi një Messi, por duam fitoren në Sllovaki

Realizoi dygolësh në eliminatoren e humbur 2-3 me Sllovakinë në “Selman Stërmasi”, duke qenë një nga pikat më të forta të kuqezinjve të Shpresës, që për shumë arsye nuk arritën ta ruanin dy herë avantazhin me këtë kundërshtar. Në konferencën për shtyp për takimin e kthimit, që do të zhvillohet në Sllovaki, Rey Manaj beson te “hakmarrja” që më shumë se për renditjen vlen për moralin.

Humbja me Sllovakinë

“Skuadra ka marrë fizionimë e lojës që kërkon trajneri, kemi patur më shumë lojtarë individualist më parë. Patëm tersin që nuk fituam në shtëpi me Sllovakinë, por do të shkojmë atje për të marrë tri pikët. Ishin shumë faktorë që ndikuan në humbjen, në minutat e fundit ekipi ra, humbëm ndoshta përqedrimin por edhe fusha nuk na lejonte të bënim lojën tonë.”

Ambiciet personale

“Rey nuk është aty ku duhet të jetë. Jam te U-21 dhe ndihem i kënaqur. Dygolëshi im do të vlente më shumë nëse do të fitonim ndeshjen. Kërkoj gjithmonë më shumë nga vetja. Nuk mund ta them që nëse do të aktivizohesha që në eliminatoret e para do të ishim pranë kualifikimit. Vetëm Messi mund të bëjë mrekullinë, këtu te ne nuk një Messi.”

E ardhmja

“Kam kontratë të gjatë me Interin, nuk e di çfarë do të ndodhë pas 4 muajsh. Mund të kem pikësynimet e mia në kokë por nuk mund të flasësh dhe pastaj të dalin gjëra të tjera.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...