Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Rezultat historik për Lara Colturin, për herë të parë në karrierë në top-10

Lara Colturi, skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë, ka regjistruar rezultatin e saj më të mirë në garat e Kupës së Botës. Në garën e sllallomit zhvilluar në pistën e Flachau, në Austri, ajo u klasifikua në vendin e 9-të.

Ky rezultat është më i miri për 17-vjeçaren, teksa për herë të parë në karrierë renditet brenda “top-10” skiatoreve më të mira në Kupën e Botës. Rezultat ky që konfirmon formën e shkëlqyer të skiatores adoleshente, që po befason këtë sezon.

Lexo edhe:

Në zbritjen e parë, Colturi regjistroi kohën 55”80, ndërsa në të dytën kronometri u ndal në kohën 56”04. Me kohën e përgjithshme 1’51”84, Lara Colturi e mbylli garën e Flachau në vendin e nëntë.

Tashmë renditja brenda “top-20” po kthehet në një formalitet për skiatoren e lindur në Itali, por që ka pasaportë shqiptare e garon për ngjyrat kuqezi. Ajo është në sezonin e saj të dytë në Kupën e Botës, por këtë vit ka bërë një hap të jashtëzakonshëm përpara.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...