Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“Rezultat i madh”, trajneri grek vlerëson performancën heroike të Dritës

Drita luftoi fort, zhvilloi një ndeshje tepër të mirë dhe doli e pamposhtur nga transferta çeke përballë Viktoria Plzen. Dueli i parë i raundit të dytë në Conference League, përfundoi në barazim 0-0.

Trajneri grek i skuadrës nga Gjilani, Akis Vavalis, u shpreh shumë i lumtur për rezultatin e arritur në Çeki.

Ky barazim është rezultat i madh për ne. Nëse dikush do të më thoshte se do të barazonim në transfertë, do ta pranoja menjëherë si rezultat.

Lexo edhe:

Gjithsesi, në fund ne kishim mundësinë të fitonim takimin”, deklaroi 37-vjeçari grek duke iu referuar rastit të Albert Dabiqajt.

27-vjeçari nga Deçani kishte një shans të artë në këmbët e tij në minutën e 86’, por gjuajti keq dhe e dërgoi topin jashtë.

Sfida e kthimit do të zhvillohet të enjten e ardhshme (3 gusht) në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Duel që do të transmetohet në SuperSport/DigitAlb.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...