Real Madrid e mbylli në barazim 1-1 gjysmëfinalen e parë të Champions League përballë Manchester City. Eurogoli i Vinicius Junior solli avantazhin, por e djathta fantastike e Kevin De Bruyne evitoi humbjen e skuadrës së Guardiolës.
Thibaut Courtois, një nga pikat më të forta të “Los Blancos”, e cilëson pozitiv rezultatin e arritur në “Santiago Bernabeu”.
“Gardiani” belg analizoi duelin e parë, ku ndër të tjera tha: “Të dyja skuadrat luajtën mirë. Nuk u lejuam hapësira lojtarëve si Gundogan dhe Bernardo Silva.
Lexo edhe:
- “Kush dreqin je ti?”, si ia prishi “magjinë” tifozit napolitan Rrahmani
- VIDEO/ Kontroll i topit për 196 sekonda dhe 63 pasime, goli i Dimarcos për “Guinness”
- Xhaka gjithnjë e më larg Arsenalit, mesfushori tundohet për një rikthim në Gjermani
- Rikthehet dueli Messi-Ronaldo në një tjetër kontinent, në Francë e bëjnë fakt të kryer
Për pasojë, ata e tentuan golin me goditje nga larg, dhe në atë mënyrë shënuan. Barazimin e cilësoj rezultat të mirë. Ndeshja e kthimit do të jetë si finale.
Luajmë në transfertë, do e kemi shumë të vështirë përballë tyre. Por, ne jemi të frikshëm në ndeshjet finale, gjë që nuk duhet ta harrojmë”, theksoi portieri i Realit.
