Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Rezultate surprizë në Australian Open, eliminohen Nadal e Wawrinka

Numri 1 i botës Rafael Nadal u eliminua nga Dominic Thiem dhe 26-vjecari austriak kaloi në këtë mënyrë për herë të parë mes katër tenistëve më të mirë të Australian Open. Numri 5 i botës që kishte humbur 5 nga 5 përballjet ndërmjet tyre në turnetë Grand Slam e luftoi Rafën pikërisht me armët e tij, duke fituar pikët e rëndësishme dhe dominuar shkëmbimet e gjata. 33-vjecari spanjoll kishte fituar 9 nga 13 sfidat ndërmjet tyre, megjithatë Dominic Thiem numëronte 2 fitore në 5 përballjet e fundit, megjitëhse për hir të së vërtetës bëhej fjalë për fitore në ndeshje me dy sete, në Madrid dhe Barcelonë, në fushë dheu. Nadali u paraqit në fushën qendrore Rod Laver Arena me plot shtatë gjysmëfinale radhazi në turnetë Slam, për më tepër në 20 muajt e fundit Rafa e kishte mposhtur tenistin nga Ëiener Neustadt dy herë në finale në Roland Garros, si dhe në US Open në vitin 2018 në fazën cerekfinale, në duelin më të famshëm ndërmjet tyre, takim i fituar nga tenisti iberik 7-5 në tie break, pas plot pesë orëve lojë. Rafa e filloi mirë ndeshjen dhe ishte gjatë gjithë kohës në avantazh, por 33-vjecari nga Majorka humbi epërsinë e një game me break në setin hapës kur shërbente vetë në shifrat 5-3. Break dhe kundërbreak që influencuan ndjeshëm për t’i shtuar besimin tenistit të talentuar austriak dhe për rrjedhojë Dominic Thiem fitoi dy setet e parë në tie break, respektivisht me shifrat 7-3, 7-4. Kurioz është fakti që edhe në setin e dytë Nadali shpërdoroi avantazhin e një game me break, gjithsesi Rafa nuk u dorëzua aspak por sulmoi pikërisht në game-n e dhjetë të setit pasardhës, game i vetëm me break i gjithë setit të tretë.

Numri 1 i botës mbylli llogaritë e setit të tretë me mundësinë e dytë në dispozicion dhe festoi në maksimum, sipas mënyrës së tij të zakonshme, për t’i bërë përshtypje kundërshtarit, sidoqoftë Thiem nuk u step aspak, përkundrazi i rrëmbeu shërbimet tenistit iberik që në game-n e tretë. Në epërsinë 5-4 kur Thiem po shërbente vetë për të përfunduar takimin Nadali rekuperoi, madje edhe në tie break Rafa ia doli mbanë për t’i anuluar rivalit të tij dy mundësi për ndeshjen në disavantazhin 6-4, gjithsesi 26-vjecari austriak nuk u demoralizua por fitoi 8-6, duke mbyllur takimin në vetëm katër sete, në plot 4h 10′ lojë. Kështu në Melbourne Park Nadali vijon të mbetet me vetëm turneun e fituar në 2009 e largët, sidoqoftë Dominic Thiem e meritoi plotësisht fitoren, teksa regjistroi 65 goditje fituese, plot 16 më tepër se sa Rafa. Mbi të gjitha tenisti vjenez dominoi lojën në fundore, duke fituar 24 nga 36 pikët në “baseline”, në shkëmbimet me 9 apo më shumë goditje. Gjysmëfinalja e pestë në karrierë për numrin 5 të botës në turnetë Slam, që në fazën gjysmëfinale do të masë forcat me tenistin gjerman Alexander Zverev.

Sascha nuk e filloi mirë takimin dhe fituesi i vitit 2014 në Australian Open Stan Wawrinka mori setin hapës me rezultatin e thellë 6-1. Numri 7 i botës e mblodhi shpejt veten dhe përmirësoi ndjeshëm lojën, për të fituar në vazhdim 6-3, 6-4, 6-2 tre setet e tjerë në më pak se dy orë e gjysmë ndaj 34-vjecarit zviceran, që pozicionohet i 15 në klasifikimin e përgjithshëm ATP. 22-vjecari me origjinë ruse siguroi kështu kualifikimin për herë të parë për në një gjysmëfinale të turneve të Grand Slam-it, për më tepër duke regjistruar fitoren e tretë në po kaq ndeshje në sfidat me tenistin helvet. Fitoren e tretë në po kaq përballje siguroi gjithashtu edhe tenistja rumune Simona Halep, që dominoi takimin me raketën e 31 në planet, 24-vjecaren estoneze Anett Kontaveit. Numri 3 i renditjes WTA dhe finalistja e vitit 2018 mbylli llogaritë shpejt e shpejt 6-1, 6-1 në më pak se një orë lojë dhe në fazën gjysmëfinale do të sfidojë 26-vjecaren spanjolle Garbine Muguruza. Numri 32 në rruzull që kishte fituar 4 nga 5 sfidat e mëparshme ndërmjet tyre rekuperoi në të dy setet disavantazhin e një game me break, për të përfunduar gjithcka në vetëm dy sete 7-5, 6-3 ndaj numrit 30 të botës, 28-vjecares ruse Anastasia Pavlyuchenkova.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...