Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rezultate zhgënjyese me Iachinin, drejtuesit e Fiores nisin negociatat me Sarrin

Fiorentina vendosi të konfirmojë Giuseppe Iachinin në pankinë verën e kaluar, por rezultatet e këtij fillim-sezoni nuk janë aspak në nivelin e pritshmërive të klubit vjollcë, që në 4 ndeshjet e para ka arritur të marrë vetëm 4 pikë.

Humbja me Sampdorian në shtëpi në fillim të muajit, por edhe barazimi i djeshëm në transfertën ndaj Spezias, që për më tepër erdhi pas një avantazhi të dyfishtë të krijuar që në minutat e para, kanë vënë vërtetë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit.

Deri më datën 7 nëntor Fiorentinën e presin edhe 4 ndeshje, duke filluar nga sfida me Udinesen më datën 25, përballja me Padovën në Kupën e Italisë më datën 28 dhe më pas transfertat ndaj Romës e Parmës më datat 1 dhe 7, ndeshje këto ku Iachini do të luajë fatin e tij në Firenze.

Kjo pasi drejtuesit e klubit të Fiorentinës kanë nisur të mendojnë seriozisht për emërimin e Maurizio Sarrit në stol dhe kanë bërë edhe kontaktet e para me ish trajnerin e Juventusit, ndaj koha ideale për të bërë ndryshimin në pankinë është ndërprerja dy javore e kampionatit në nëntor.

Deri atëherë Iachini duhet të tregojë se e meriton stolin e Fiorentinës, pasi me emrat që klubi vjollcë ka në organikë, është një skuadër që duhet të pretendojë diçka më tepër se mesi i tabelës dhe sigurisht që drejtuesit e ekipit nuk mund t’i japin shanse pafund.

Por deri atëherë edhe Maurizio Sarri duhet të prishë kontratën që e mban të lidhur me Juventusin dhe avokatët e ish trajnerit kanë nisur bisedimet me drejtuesit e torinezëve për të gjetur një marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Kontrata e Sarrit me Juven skadon në verën e 2022-shit dhe ish trajneri ka ofruar të heqë dorë nga paga e vitit të fundit, nëse bardhezinjtë do të pranojnë prishjen e menjëhershme të kontratës, gjë që u intereson edhe torinezëve, pasi do të kursenin rreth 15 milionë euro.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...