U luajtën këtë të enjte ndeshjet e javës së fundit të Kategorisë së Parë, rezultatet e së cilave certifikuan verdiktet përfundimtare.
Siç dihej, Skënderbeu dhe Dinamo e kishin siguruar me herët ngjitjen direkt në Superiore. Në javën e fundit, Skëderbeu barazoi 0-0 në fushën e Lushnjës, ndërsa blutë e kryeqytetit humbën 1-0 në transfertë me Luzin.
Flamurtari mposhti 3-1 Apoloninë, ndërsa Turbina – Tomori përfundoi 1-3. Apolonia fitoi në tavolinë 3-0 ndeshje me Korabin (skuadra dibrane është përjashtuar nga kampionati).
Lexo edhe:
- Cuadrado: E ardhmja? Jam i lumtur te Juventus
- Ze Maria: Shkojmë në Stamboll me moral të lartë, finalja do të jetë unike
- Chiellini për procesin ndaj Juves: Kishte të drejtë Mourinho…
- Nice me ambicie për sezonin e ri, ish-trajneri i Chelsea pranë emërimit
Sa i përket renditjes, Flamurtari, Tomori, Apolonia dhe Luzi do të luajnë në play off. Skuadra që triumfon, do të luajë me vendin e tetë të Superiores për qëndrimin në elitë.
Katër ekipet e fundit, bien direkt nga Kategoria e Parë, ndërsa vendet 9 dhe 10 do të luajnë për qëndrimin në kategori me fitueset e play off-it të Grupeve A dhe B të Kategorisë së Dytë.
Kategoria e Parë, java e 26-të
Besa – Burreli 3-0
Flamurtari – Apolonia 3-1
Korabi – Besëlidhja 0-3
Lushnja – Skënderbeu 0-0
Luzi – Dinamo 1-0
Turbina – Tomori 1-2
