Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rezultatet e sondazhit, Reus futbollisti gjerman i vitit

Marco Reus votohet futbollisti më i mirë gjerman për vitin 2018. Ky është verdikti i sondazhit të organizuar nga Federata Gjermane e Futbollit, ku tifozët i dhanë më shumë vota se të tjerëve sulmuesit të Borussias së Dortmundit, i cili duket se ka rilindur pas një periudhë të vështirë dëmtimesh të njëpasnjëshme.

Sigurisht që 2018-ta nuk ishte për t’u mbajtur mend për përfaqësuesen e Gjermanisë, që u eliminua që në fazën e grupeve të “Rusi 2018”, apo e përfundoi e fundit fazën eliminatore të Ligës së Kombeve dike rënë në Ligën B. Gjithsesi, Reus është ndër të paktën që u ka shpëtuar kritikave të tifozëve, çka u reflektua dhe në përzgjedhjen e tij si më i miri futbollist gjerman për vitin 2018.

Reus mori 33.9% të votave, duke lënë pas Joshua Kimmich (31%) edhe Leroy Sane (10.3%).

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...