Bundesliga

Riberi çon Bayernin më pranë Dortmundit, Rashica e nis nga stoli në barazimin e Werderit

Ka mjaftuar një gol i sulmuesit anësor francez Franck Ribery, që Bayerni i Mynihut të dalë me pikë të plota nga përballja me Leipzigun, në sfidën e vlefshme për javën e 16 të Bundesligës gjermane.

Veterani francez i Bayernit gjeti golin në minutën e 83-të të sfidës, pasi tregoi gjithë mjeshtërinë e tij, për të dërguar topin në rrjetë, pas një rrëmuje të krijuar në zonën e skuadrës së Leipzigut dhe i dha 3 pikët skuadrës së Niko Kovaçit.

Vlen të theksohet se të dy skuadrat e mbyllën sfidën me nga 10 futbollistë, pasi për miqtë u ndëshkua Ilsanker dhe për bavarezët Renato Sanchez, por që të dy lanë fushën e lojës pas minutës së 90’.

Werder Bremeni nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Hoffenhaimit në shtëpi, ndërsa sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u hedhur në fushë në minutën e 66-të.

Barazim 1-1 u regjistrua edhe në sfidën mes Freiburgut dhe Hannoverit, ndërsa nga një pikë ndanë edhe Mainz me Eintrach Frankfurt, të cilat dhuruan plot 4 gola në barazimin 2-2.

Pas javës së 16, vlen të përmendet humbja e parë e Borussias së Dortmundit ditën e djeshme, rezultat që i dha mundësinë Bayernit dhe Borussias së Munchengladbach-ut, që të rikuperojnë distancën nga verdhezinjtë, me vetëm 6 pikë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top