Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Ribery, akuza “social” për biftekun e artë, Bayerni e gjobit!

Polemika për një video të postuar në “Twitter” nga Franck Ribery, ku futbollisti i Bayern Munich ka përpara një biftek të mbuluar me ar, që kushton 300 euro, në një restorant të shefit turk Salt Bae në Dubai.

Ishin të shumtë ata që e akuzuan futbollistin francez për mungesë respekti ndaj atyre që nuk kanë para për të ngrënë. Dhe Ribery iu përgjigj akuzave me një postim: “Nuk ju detyrohem asgjë. Për suksesin tim i detyrohem vetëm Zotit, vetes sime dhe prindërve të mi që besuan tek unë”.

“U drejtohem pseudo gazetarëve që më kritikojnë, përse nuk ndiheni kur bëj bamirësi? Por, jo, preferojnë të flasin vetëm se ku i kaloj pushimet, si dhe kalojnë në sitë të gjitha veprimet e mia, edhe atë që ha. Epo, për këtë lloj kurioziteti sigurisht që ndiheni”!

Bayern Munich vendosi ta gjobisë Ribery për ofendimet në rrjetet sociale ndaj ndjekësve të tij: “Fola gjatë me Franck dhe i komunikova se do të marrë një gjobë të kripur dhe ai pranoi”, -deklaroi drejtori sportiv i klubit bavarez, Hasan Salihamidzic.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=41&v=SFZ1YoSPve4

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...