Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ribery i rilindur në Firenze, mosha për të thjesht statistikë

Frank Ribery u largua nga Bayerni me një ide të qartë pas 12 viteve, 425 ndeshjeve, 124 golave dhe 182 asisteve te dhuruara: të vazhdonte të luante futboll ashtu si Francesco Totti deri në moshën 40-vjeçare.

Refuzoi oferta të larta nga Qatari dhe ofertat faraonike nga Kina vetëm për t’i treguar të gjithëve që vijon të ketë nivel për të luajtur në elitë. Te Fiorentina po tregon se mosha 36-vjeçare nuk e pengon për asgjë.

”Nëse me sjellin një futbollist si ai, – u shpreh Montella, – do t’u ofroj drejtuesve një darkë në shenjë falënderimi”. Ky vlerësim duket se ka qenë i drejtë. Numrat e konfirmojnë këtë.

Ribery u bë pjesë e ekipit vjollcë kur ishte jashtë forme e, në fakt, ka luajtur vetëm 240 minuta, ku në dy ndeshjet e para erdhi nga stoli, ndërsa në 3 të fundit luajti titullar. Kaq i ka mjaftuar të shndërrohet në një nga figurat kryesore të kampionatit italian. Shënoi një gol të rëndësishëm pas pasimit të Federico Chiesas në barazimin 2-2 ndaj Atalantës dhe dha një asist për Pezzellan, që i ndihmoi futbollistët vjollcë të fitonin 2-1 me Sampdorian.

Francezi është futbollisti i dytë që ka më tepër gjuajte drejt portës në Serinë A. Kjo vërteton se mosha nuk ka ndikuar në formën dhe cilësitë e Ribery, i cili, me sa duket, ka pasur forcë për të vijuar edhe te Bayerni, por tani shkëlqen te Fiorentina.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...