Futboll

Ribery nuk e kapërdin grabitjen: Ndihem lakuriq, do marr vendimin e duhur për të ardhmen

Pasa dëmtimit në Parma, mbrëmja nuk mund të shkonte më keq për yllin francez Franck Ribery, i cili u rikthye në Firenze dhe pa që shtëpia e tij ishte hapur dhe grabitur nga persona të paidentifikuar.

Vetë futbollisti, nëpërmjet një postimi në Instagram pranoi se janë grabitur bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, ndërsa shtoi se familjarët e tij nuk ndodheshin në shtëpi në Firenze mbrëmjen e djeshme, por në Mynih.

Megjithatë futbollisti francez nuk e ka pritur aspak mirë faktin që shtëpia e tij është grabitur lehtësisht dhe autorët janë larguar pa u identifikuar, ndaj në postimin e tij ka paralajmëruar se mund të vendosë largimin nga Italia.

“Ajo që më trondit më së shumti është fakti se ndihem lakuriq, sikur i kam hequr pantallonat e mia dhe këtë nuk e pranoj. Falë zotit gruaja dhe fëmijët e mi janë të sigurt në Mynih, por si mund të ndihem i qetë unë sot, pas gjithë kësaj? Unë nuk vrapoj për milionat, sepse falë zotit nuk më mungon asgjë, por nga ana tjetër po, vrapoj pas një topi sepse është pasioni im. Por, pasion apo jo, familja ime vjen mbi gjithçka dhe ne do të marrim vendimin e duhur për mirëqenien tonë”, shkroi ndër të tjera futbollisti francez në Instagram.

E kuptuar ndryshe, Ribery po mendon seriozisht të ndërpresë bashkëpunimin me Fiorentinën dhe të rikthehet në Mynih, atje ku ka jetuar për shumë vite me familjen e tij dhe nuk ka hasur në probleme të tilla.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency