Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ricardo Kaka paralajmëron tërheqjen nga futbolli

Tifozëve të Milanit, të Brazilit dhe jo vetëm pa dyshim që do t’iu mungojë. Ricardo Kaka bëri të ditur se shumë shpejt do të varë këpucët në gozhdë, duke lënë futbollin e luajtur.

“Futbolli nuk më jep më kënaqësi, pasi ndiej shumë dhimbje kur mbaroj një ndeshje. Trupi pas 35 viteteve nuk është më si më parë”.

Në këtë mënyrë, kampioni brazilian ka shpjeguar vendimin e tij për t’u tërhequr së shpejti, edhe pse nuk përcaktoi një kohë të saktë. Gjithsesi, ish-futbollisti i Milanit, aktualisht kapiten i Orlando City-t në Major League Soccer, nuk do të shkëputet plotësisht nga futbolli. Duke i bërë elozhe karrierës pas tërheqjes së Zinedine Zidane, Kaka nuk e ka fshehur dëshirën për të ndjekur gjurmët e tij, për t’u bërë trajner.

“Është një ide e mirë që të bëj atë që ka bërë Zidane. Të ndalem për pak, të kryej kurset e nevojshme për t’u bërë trajner dhe ta nis nga kategoritë më të ulëta. Dua ta bëj dicka të tillë”.

I njohur gjerësisht si një ndër futbollistët më të mirë të brezit të tij, Kaka shkëlqeu më shumë se kudo te Milani, ku fitoi Championsin në vitin 2007, duke rezultuar dhe golashënuesi më i mirë i kompeticionit, sezon pas të cilit fitoi Topin e Artë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....