Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ricciardo zbulon arsyen e largimit nga Red Bull

Lamtumira e Fernando Alonsos dhe kalimi i Daniele Ricciardos nga Red Bulli te Renaulti, ishin lajmet më të bujshme gjatë kësaj vere të Formulës 1. Ky i fundit ka shkaktuar edhe bujën më të madhe, por piloti australian e shpjegon kështu vendimin e tij.

“Ishte një vendim i marrë pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe sigurisht nuk ishte i lehtë. Kam pasur shumë pikëpyetje në mendje, që kur Max Verstappen rinovoi kontratën me skuadrën Red Bull. Mora kohën e nevojshme, por ndihesha i gatshëm për një ndryshim dhe për një sfidë të re. Besoj se ka ende shumë të panjohura sa i përket kalimit te motorët Honda për vitin e ardhshëm në skuadrën austriake. Padyshim që ekziston një risk i lartë, sikurse ekziston edhe te kalimi im vitin e ardhshëm, por gjithsesi nuk është faktori kyç që më shtyu të ndryshoj ambient. Mbi të gjitha doja një sfidë të re”, thotë Ricciardo.

Piloti Australian ka pasur një bashkëjetesë të vështirë me holandezin Max Verstappen te Red Bulli, ndonëse skuadra i trajtonte të dy pilotët si të barabartë në pistë.

Holandezi shquhet për stilin e tij aventurier të të garuari dhe është bërë shpesh pjesë e incidenteve, ndërsa pakënaqësia e Ricciardos vjen pasi Verstappen ka rrezikuar edhe me manovrat ndaj shokut të skuadrës, duke rrezikuar të dalin të dy nga pista, në disa raste.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...