Premier League

Richards: Newcastle ka një super-talent, futbollistët e City-t nuk dinin si ta ndalnin

Newcastle ndali Manchester City-n në një barazim spektakolar në “St. James’s Park”, teksa padyshim që një nga më të mirët në fushë për “Magpies” ishte numri 10 Allan Saint-Maximin.

Ky i fundit dha dy asiste dhe ishte vërtetë i pandalshëm me topin në këmbë, ndërsa ish-futbollisti i City-t, Micah Richards e “ngriti në qiell”, duke thënë se skuadra e Pep Guardiolës nuk dinte çfarë të bënte me të.

“Newcastle është një skuadër në ndërtim, por e ka tashmë yllin e ekipit. Saint-Maximin ishte vërtetë i jashtëzakonshëm, i papërmbajtshëm, aq sa lojtarët e City-t nuk dinin si t’ia bënin për ta ndalur. Kishte gjithmonë zgjidhjet e duhura me topin në këmbë dhe u shfaq si një futbollist i një klasi vërtetë të lartë”, deklaroi Richards.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency