Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Richarlison tregon prapaskenën e merkatos: Kontakte me Chelsea dhe Arsenal, Conte vendimtar

Merkaton e fundit, Richarlison vendosi të ndryshonte skuadër teksa u transferua nga Everton te Tottenham për shumën e 60 milionë paundëve. Sulmuesi brazilian ishte një kërkesë ekzkluzive e trajnerit Antonio Conte teksa vetë 25-vjeçari së fundmi zbulon se italiani ishte vendimtar për të ardhmen e tij duke qenë se atë e dëshironin edhe klubi si Arsenal apo Chelsea.

“Unë e di që në verë Chelsea bëri një ofertë për mua dhe besoj gjithashtu që edhe Arsenal pati kontakte me Evertonin për të mësuar më shumë rreth situatës sime. Por, te Tottenham u treguan të shpejtë dhe përmbushën kërkesat e Everton. Ishte e thjeshtë, Evertonit iu desh të shiste disa lojtarë për shkak të Fair Play Financiar dhe negociatat me Tottenham ishin shumë të shpejta.

Unë isha në Brazil kur mësova për interesin e Tottenham dhe mu bë qejfi sepse janë një skuadër e fortë. Pastaj edhe Antonio Conte më telefonoi në kohën kur klubet po negocionin dhe më shprehur dëshirën për të më pasur në skuadër, ajo telefonatë në fakt ishte vendimtare për mua”, tregon Richarlison.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...