Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Rifillimi i kampionatit, Reali kërkon t’i luajë ndeshjet në Valdebebas

Futbolli kërkon rikthimin në fushë për të triumfuar mbi situatën kaotike që krijoi pandemia e Covid-19. Klubet në kampionatet më të forta të Europës po synojnë që rikthimin e aktivitetit ta bëjnë në masa të rrepta sigurie duke respektuar rregullat e vendosura nga institucionet përkatëse.

Rifillimi i aktiviteteve sportive është në pikëpyetje pikërisht për këtë arsye, nëse është momenti për tu rinisur apo jo? Reali i Madridit po merr masat e duhura që rinisja e kampionatit ta gjej sa më të përgatitur me masat e duhura.

Kështu hipoteza e radhës është që Los Blancos ndeshjet e mbetura në shtëpi t’i zhvendosë në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, që gjendet në brendësi të qendrës sportive Valdebebas, aty ku është shtëpia e Realit. Duke parë që ndeshjet do të luhen pa tifozë, atëherë drejtuesit e klubit kanë vendosur që ky spostim mund të jetë në favor të masave kundër pandemisë.

Emergjenca sanitare detyron një klub si reali të mendojë një zgjidhje të tillë, pasi do të evitonte spostimet drejt Bernabeut dhe rrjedhimisht edhe rrezikun e të prekurve. Gjithashtu spostimi i ndeshjeve në qendrën stërvitore Valdebebas do t’i mundësonte klubit që të ecë më përpara me punimet për ristrukturimin e “Santiago Bernabeut”.

Në stadiumin Alfredo Di Stefano momentalisht po punohet për të shtuar sistemin VAR, kamerat më të mira dhe teknologjinë e fundit. Sipas shtypit vendas federata spanjolle është praktikisht dakord ndërkohë që ende nuk ka një përgjigje nga UEFA, pasi në rregulloren e qeverisë europiane të futbollit një skuadër duhet të luajë të gjitha ndeshjet e një kompeticioni në të njëjtin stadium. Megjithatë në një situatë të tillë mund të bëhet një përjashtim, çka do të sillte një precedent të ri për tu ndjekur edhe nga klubet e tjera.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...