Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Rigjen formën, Pochettino ka një mesazh për Neymar

Autori i një prej golave të fitores së Paris Saint-Germain me rezultatin 2-1 ndaj Marseille, Neymar mori vlerësimin e trajnerit të tij, Mauricio Pochettinos pas kësaj përballjeje. Duke folur pas kësaj përballjeje, argjentinasi u shpreh se lojtari ka marrë vrull në ndeshjet e fundit.

“Neymar shënoi golin e parë të ekipit të tij kundër Marseille, në fitoren (2-1), goli i njëmbëdhjetë i brazilianit gjatë këtij sezoni në kampionat. Në ndeshjet e fundit ai është bërë gjithnjë e më i mirë, është përmirësuar shumë. Jam shumë i lumtur me të. Ai punon shumë dhe është jashtëzakonisht i talentuar. Nuk ishte një sezon i lehtë për Neymar me Kupën e Amerikës dhe lëndimet. Ai nuk kishte asnjë përgatitje parasezonale. Tani, në fund të sezonit, ai po përpiqet të japë më të mirën e tij dhe këtë e ka treguar me paraqitje të shkëlqyera”,- tha trajneri i PSG-së .

Neymar nuk ka pasur një fillim të mirë të sezonit, pasi u dëmtua gjatë muajit nëntor dhe qëndroi jashtë fushës së blertë për disa javë përpara se të kthehej pak para ndeshjeve të Champions League, kundër Real Madrid.

Pas eliminimit nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube, Neymar u fishkëllye nga tifozeria në “Parc des Princes” gjatë ndeshjes kundër Girondins de Bordeaux. Pavarësisht këtij reagimi pas disa javësh, Neymar duket se pak nga pak po arrin të gjejë formën e tij. Pasi ka shënuar dopietë kundër Lorient, një hat-trick kundër Clermont dhe ka shënuar së fundmi është kundër Marseilles.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...