Premier League

Rihapet gara për titull, City thyen “mitin” Liverpool

Miti i Liverpoolit të këtij sezoni bie në javën e 21-të. Për të rihapur edhe njëherë garën për titull në Premier League mendoi Manchester City. Në Etihad Stadium skuadra e Pep Guardiolës mposhti me rezultatin e ngushtë 2-1 The Reds, në një sfidë vërtetë spektakolare që i mbajti në ankth tifozët e Citiziens deri në sekondat e fundit. Liverpooli pësoi disfatën e parë sezonale në Premier League, ndërkohë që Manchester City me këtë fitore u ngjit në kuotën e 50 pikëve, duke e ngushtuar në vetëm 4 pikë disavantazhin nga skuadra e Klopp. Në Etihad Stadium sfida nisi më mirë për vendasit por shansin e parë të vërtetë e kishte Liverpooli me Mane në minutën e 18-të. Të pafat të kuqtë pasi goditja e senegalezit i vetëm përballë Ederson u ndal nga shtylla ndërsa më pas John Stones dhe portieri brazilian përpak sa nuk katranosën gjithçka me mbrojtësin që shpëtoi City-in me një reagim fantastik me topin që për fare pak nuk e kaloi plotësisht vijën fatale. Për të ndëshkuar kryesuesit e Premier League mendoi Sergio Aguero i cili në minutën e 41-të i shpëtoi mbulimit të Lovren duke mos i dhënë asnjë shans portierit Allison me një goditje fatale në një kënd të pamundur. Në pjesën e dytë Liverpooli hyri në fushë më kërkues pasi donte të evitonte me çdo kusht humbjen dhe gjeti golin e barazimin me Firminon që i asistuar nga Robertson e kishte shumë të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 64-t. Por çlirimi i Klopp në stol nuk zgjati shumë sepse një gabim i Lovren në rresht më i dobëti në fushë për miqtë, City ndëshkoi sërish Liverpoolin me gjermanin Leroy Sane i cili me goditjen e tij në diagonale nuk i dha asnjë shans portierit Allison teksa i ndihmuar edhe nga shtylla kaloi sërish në epërsi skuadrën e Guardiolës. Reagimi i The Reds nuk mungoi me Ederson që ndali Salah, ndërsa Allison mbajti në lojë të kuqtë me ndërhyrjen ndaj Agueros, megjithatë deri në fund shifrat nuk ndryshuan më me City-in që mori një fitore me peshë dhe rihapi kampionatin anglez.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency