La Liga

Rikonstruksioni i “Camp Nou”-t, Barcelona zgjedh stadiumin ku do të luajë sezonin e ardhshëm

“Camp Nou” do t’i nënshtrohet rikonstruksionit sezonin e ardhshëm dhe Barcelona ka vendosur që ndeshjet si pritëse t’i zhvillojë në “Estadio Olimpic de Montjuic”.

Stadiumi provizor ka një kapacitet maksimal prej 59 mijë vendesh, nga të cilat 45 mijë do të jenë të rezervuara për abonentët dhe [pikërisht këtu nis problemi.

Kjo pasi në “Camp Nou” Barcelona ka aktualisht 83 mijë tifozë të abonuar dhe do të jetë e pamundur që t’i kënaqë të gjithë, me një stadium që ka kapacitet shumë më të vogël.

Zgjedhja që pritet të ofrohet, është ajo e rotacionit, pra 83 mijë tifozë që do të blejnë gjysmë abone, pra një pjesë do të ndjekin gjysmën e ndeshjeve si pritës në kampionat dhe një pjesë që do të mund të ndjekin gjysmën tjetër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency