Euro 2020

Rikthehen kualifikueset e Euro 2020, spikat Spanjë-Suedi!

Spanja është një ndër skuadrat përfaqësuese që e ka filluar më mirë fazën kualifikuese për kampionatin e ardhshëm europian dhe pavarësisht problemeve të Luis Enrique-s “furia e kuqe” vazhdon të bëjë përpara me 100% të pikëve. Ekipi iberik për momentin drejtohet nga Robert Moreno, sidoqoftë shtypi spanjoll konfirmon që 41-vjecari është në kontakt të vazhdueshëm me 49-vjecarin asturian. Spanja ka mundur me radhë Norvegjinë, Maltën dhe Ishujt Faroe, gjithsesi bëhet fjalë për tre përfaqësueset që mbyllin Grupin F. Ky grup kontrollohet nga Spanja dhe Suedia dhe këto dy skuadra do të ndeshen pikërisht në një përballje të drejtpërdrejtë, që pritet të influencojë ndjeshëm përsa i përket vendit të parë. Takimi do të luhet në orën 20:45 në stadiumin Santiago Bernabeu dhe dy vendet përballen sërish ndërmjet tyre për herë të parë pas plot 11 vjetësh. Ekipi skandinav nuk ka ndryshuar aspak, madje edhe në renditjen botërore Suedia pozicionohet në vendin e 14-të, pra vetëm pesë vende poshtë Spanjës. Ekipi i drejtuar nga Janne Andersson ka mposhtur Rumaninë dhe Maltën, ndërsa në Oslo “verdheblutë” përmbysën në 20′ e fundit disavantazhin e dy golave në derbin nordik, sidoqoftë goli i realizuar nga Kamara në minutën e 97-të i hoqi miqve nga duart dy pikë shumë të çmuara, që tani bëjnë edhe diferencën në tabelën e renditjes, pasi Spanja kryeson pikërisht me 2 pikë më tepër në klasifikimin e këtij grupi. Ekipi skandinav nuk fiton prej tre dekadash në Spanjë, më saktë që nga 1988-ta e largët kur Suedia mundi Spanjën 3-1 brenda në Salamanca, në një takim miqësor, gjithsesi “La Furia Roja” që ka triumfuar në dy sfidat më të fundit kryeson bilancin e përgjithshëm të 12 ndeshjeve ndërmjet tyre me 5 fitore kundrejt 3 të Suedisë.

Në grupin A luhet takimi Republika Çeke-Mali i Zi. Takimi do të mbahet në Olomouc, në orën 20:45 në Andruv Stadion dhe këto dy përfaqësuese ndahen nga vetëm 1 pikë në tabelën e renditjes. Në këtë grup kuptohet qartë që ekipi i Anglisë është favorit për vendin e parë, ndërkaq për pozicionin tjetër gjithçka është e hapur duke patur parasysh që në grupin A bëjnë pjesë gjithashtu edhe skuadrat përfaqësuese të Kosovës dhe Bullgarisë. Duke lënë mënjanë disfatën me Anglinë, Mali i Zi ka barazuar dy sfidat me Bullgarinë dhe Kosovën, ndërkaq Republika Çeke pas humbjes me Anglinë reagoi duke mundur Bullgarinë me shifrat 2-1 në Pragë. Dy ekipet janë të përafërt, pasi edhe në renditjen e FIFA-s Çekia pozicionohet e 48-ta, pra vetëm 3 vende mbi ekipin ballkanas, gjithsesi Mali i Zi siç dihet po përjeton një moment të vështirë, sepse sikur të mos mjaftonte barazimi me shumë shumë fat i Podgoricës me përfaqësuesen dardane, miqtë në Olomouc do të jenë gjithashtu edhe pa trajner pas shkarkimit të 66-vjeçarit nga Serbia Ljubisa Tumbakovic. Dy vendet janë përballur vetëm 2 herë në histori, në ndeshjet kualifikuese për EURO 2012 dhe Republika Çeke i ka fituar që të dy takimet, madje pa pësuar as gol.

Po në orën 20:45 luhet gjithashtu edhe takimi tjetër Maqedonia e Veriut-Austri. Ndeshja është e vlefshme për grupin G dhe do të mbahet në Tose Proeski Arena, pikërisht në stadiumin e Shkupit ku vendasit u thyen nga Polonia, pas golit të shënuar nga sulmuesi i Milanit Piatek në fillimin e pjesës së dytë. Dy vendet përballen për herë të parë ndërmjet tyre dhe pavarësisht se Maqedonia e Veriut ka gjithashtu edhe bonusin e kualifikimit për në fazën finale të Ligës së Kombeve, ku do të masë forcat me përfaqësuesen kosovare, kjo ndeshje konsiderohet shumë e rëndësishme, pasi dy skuadrat ndahen nga vetëm 1 pikë në renditje dhe nevojitet patjetër fitorja për të ruajtur hapin e Izraelit, që klasifikohet në vendin e dytë në këtë grup, pas Polonisë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency