Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Rikthehet “buzëqeshja” te Genoa, 7 lojtarë fitojnë betejën me COVID-19, mes tyre edhe një shqiptar!

TURIN, ITALY - JANUARY 09: Andrea Belotti (L) of Torino FC is challenged by Valon Behrami of Genoa CFC during the Coppa Italia match between Torino FC and Genoa CFC at Stadio Olimpico Grande Torino on January 9, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Genoa para 2 javësh u kthye në një vatër të nxehtë të koronavirusit teksa pas ndeshjes ndaj Napolit e vlefshme për raundin e dytë të Serie A, shumë futbollistë rezultuan pozitiv me Covid-19, për këtë arsye u shty edhe ndeshja e javës së 3-të ndaj Torinos.

Megjithatë, së fundmi ka pasur lajme të mira nga klubi i Genoas aty ku janë njoftuar se shtatë futbollistë tashmë ia kanë dalë të fitojnë betejën e tyre me virusin e rrezikshëm. Mes atyre që ka rezultuar negativ është edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Valon Behrami, i cili tashmë mund të mendojë qetësisht për pjesën e fushës së lojës. Të hënë kuqeblutë do të sfidojnë Veronan për javën e 4-t të Serie A ndeshje që me siguri do të luhet pasi gjatë këtyre ditëve të tjerë futbollistë të Genoas pritet ta fitojnë luftën me COVID-19.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...