Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Rikthehet “dashuria holandeze”, Milani kërkon sulmuesin Greoneveld

Një emër i ri për sulmin e Milanit, ka dalë në skenë gjatë ditës së sotme nga mediat sportive holandeze. Bëhet fjalë për sulmuesin e majtë holandez, Arnaut Danjuma Groeneveld, futbollist 22-vjeçar, që aktualisht është pjesë e klubit belg të Club Brugge.

Djaloshi i lindur në Lagos të Nigerisë, por me baba holandez, është rritur te të rinjtë e PSV Eindhovenit dhe për më tepër, ka luajtur edhe dy takime me përfaqësuesen holandeze.

Sipas mediave atje, Milani po negocion për një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, të Groeneveld, për shumën e 10 milionë eurove. Aktualisht futbollisti është duke u rikuperuar nga një dëmtim që pësoi më 16 Tetor, në sfidën miqësore mes Belgjikës dhe Holandës, ku shënoi edhe një gol.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...