Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Rikthehet derbi i veriut në Superiore, Vllaznia-Laçi premton shkëndija

Kategoria Superiore i uron mirëseardhjen derbit të veriut. Vllaznia e vuajti dënimin në purgator dhe tashmë është rikthyer aty ku i takon klubit të parë në historinë e futbollit shqiptar. Kuqeblutë do të nisin një edicion të ri, ku në mënyrë të pdiskutueshme nuk do të jetë një fushë me “lulebore“ për shkodranët. Shqetësimet ekzistojnë kryesisht për faktin që të gjitha aksionet i ka bashkia dhe situata në bashkinë e Shkodrës është e paqartë , madje ende nuk ka një përgjigje se çfarë do të ndodhë me atë post ku ende mbizotëron konfuzioni. Gjithsesi administratori Lici dhe drejtori sportiv Firat kanë kryer disa lëvizje, përveç trajnerit Jonuz janë afruar nder të tjerë Behar Ramadani, Herald Marku, Dajan Shehi dhe mbi të gjitha Ndriçim Shtubina, fati i keq i kalendarit të kuqebluve është se perballë kanë një skuadër të mirëorganizuar e konturuar dhe e drejtuar nga një ekspert si Sulejman Starova.

Laçi e nis nën radarë për shumë nga ata qe Superioren e ndjekin hap pas hapi, por kurbinasit duke parë edhe uljen e diferencave me skuadrat e kreut synojnë titullin e parë në historinë e klubit. A kanë bardhezinjtë lojtarë me emër të madh, jo, por kanë forcën e grupit, kanë futbollistë të gatshëm të vrapojnë, të mos dorëzohen, e vërtetë, kanë humbur një aset shumë të rëndësishëm si kapiteni Selmani, por besimi tek Stazhilla është maksimal, ndërkohë që mbrojtja është armë e fortë me Eglentin Gjonin e Domgjonin, Lushkja ofron cilësi në mesfushë dhe Xhixha e Nuabueze i kane mundësitë teknike për të gjetur rrjetën. Në Loro Boriçi do të fillojë ky sezon i Laçit ku tashmë objektivi nuk është thjesht pjesëmarrja në Europë, sepse së shënjestra e drejtuesve është e vendosur lart shume lart, tek trofeu i kampionit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...