Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Rikthehet dueli Messi-Ronaldo në një tjetër kontinent, në Francë e bëjnë fakt të kryer

Rivaliteti më i zjarrtë në botën e futbollit, Cristiano Ronaldo vs Lionel Messi, do të rikthehet sërish, por në një tjetër kontinent. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të largohet në fundin e sezonit nga Paris Saint Germain dhe mediet franceze e kanë bërë fakt të kryer transferimin e tij në Arabinë Saudite tek Al Hilal.

Argjentinasi do të thyej çdo rekord të mundshëm sa i përket pagës, pasi do të përfitojë 522 milionë stërlina, duke tejkaluar edhe Cristiano Ronaldon.

Arabët janë shumë pranë për të bërë realitet një tjetër objektiv të madh. Shanset që sezonin e ardhshëm në kampionatit saudit të luajnë dy lojtarët më të mirë në botë janë të mëdha dhe për më tepër transferimi i Lionel Messit do t’i hapte rrugë edhe shumë lojtarëve të tjerë, që janë në fundin e karrierës.

Ndërkohë që synimi kryesor i Arabisë Saudite mbetet organizimi i Kupës së Botës në vitit 2030.

Në mediet botërore u përfol gjerësisht edhe për një rikthim të Messit te Barcelona, por problemet financiare të klubit katalanas me sa duket e bëjnë të pamundur këtë transferim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...